Mag shpk,
Eksperiencë
Teknologji
Profesionalizëm

MAG sh.p.k është një kompani shqiptare me eksperiencë të gjatë në fushën e servisit hidraulik, mirëmbajtjes dhe rindërtimit të makinerive të rënda. Fillimet e saj i ka që në vitin 1992, duke qenë servisi i parë hidraulik në Shqipëri i specializuar për makineri të rënda dhe sisteme hidraulike.
Shoqëria është regjistruar zyrtarisht si MAG sh.p.k më datë 16.07.2004, me seli në Fier–Patos, dhe ushtron aktivitet në fushën e servisit hidraulik për makineri të rënda, si ekskavatorë, fadroma, vinça dhe makineri të tjera industriale.
Sot, MAG sh.p.k është një nga kompanitë më të mëdha në Ballkanin Perëndimor në sektorin e servisit hidraulik dhe mirëmbajtjes së makinerive të rënda. Kompania operon në një sipërfaqe totale prej rreth 13,600 m², me një infrastrukturë ndërtimi prej rreth 3,800 m², të dedikuar për servis, magazinim, riparime teknike dhe furnizim me pjesë këmbimi.
Me një staf prej rreth 50 personash, MAG sh.p.k ofron shërbime të specializuara për riparimin, mirëmbajtjen dhe rindërtimin e sistemeve hidraulike, duke përfshirë pompa hidraulike, pistona hidraulikë, shpërndarës hidraulikë, motorë ecjeje, motorë rrotullimi, tubo hidraulike, pjesë këmbimi dhe komponentë të tjerë teknikë për makineri të rënda.
Me eksperiencë mbi tre dekada në treg, MAG sh.p.k ka ndërtuar një profil profesional të bazuar në njohuri teknike, eksperiencë praktike, kapacitet operacional dhe shërbim të specializuar për sektorët e ndërtimit, industrisë, transportit dhe mirëmbajtjes së pajisjeve të rënda.

Kompania kombinon shërbimin teknik me furnizimin me pjesë këmbimi, vajra, filtra dhe aksesorë për makineri të rënda, duke u pozicionuar si një partner serioz për klientët që kërkojnë zgjidhje të qëndrueshme në fushën hidraulike dhe mekanike.

30 vite me ju

30+ Vite Eksperencë

Që prej vitit 1992, shërbejme dhe riparojmë makineritë e rënda, duke u bërë servisi i parë i mjeteve të rënda në shqipëri.

Staf i specializuar

50+ Ekspertë të fushës

Staf me shumë përvojë në fushën e remonteve dhe serviseve të makinerive të rënda.

Partner Besnik

1000+ Klientë të lumtur

Zgjidhja e problematikave të makinerive tuaja në mënyrë profesionale na ka bërë partnerë të shumë kompanish në ballkan.

Çertifikime të Kompanisë

Standartet

ISO
9001:2015

Për sistemin e menaxhimit të cilësisë

EN ISO
3834-2:2021

Kërkesat e cilësisë për saldimin e materialeve metalik

BS PAS
99:2012

Për sistemin e menaxhimit te integruar

ISO
14001:2015

Për sistemin e manaxhimit të mjedisit

ISO
45001:2018

Për sistemin e menaxhimit të shëndetit dhe sigurinë në punë

Eksperiencë në makineritë e rënda që nga viti 1992

Mbi tre dekada ekspertizë në servisimin dhe rindërtimin e sistemeve hidraulike për makineri të rënda.